Politika e privatësisë
Si i trajtojmë të dhënat që na dërgoni përmes këtij faqeje.
Përditësuar së fundmi: 6 shtator 2026
Kontrolluesi i të dhënave
Vision Consulting Sh.p.k, Rr. Panorama nr.13, Tiranë, Shqipëri. Për çdo kërkesë lidhur me të dhënat tuaja mund të shkruani në info@visionconsulting.al.
Cilat të dhëna mbledhim
Mbledhim vetëm të dhënat që ju vetë i shkruani në formularët e faqes: emrin, mbiemrin, adresën e email-it, numrin e telefonit, emrin e kompanisë dhe tekstin e mesazhit. Asnjë prej këtyre fushave nuk është e detyrueshme përveç emrit, email-it dhe pëlqimit.
Faqja nuk përdor cookie profilizimi, nuk ka mjete analitike të trafikut dhe nuk i ndan të dhënat tuaja me reklamues.
Pse i përpunojmë
Të dhënat shërbejnë vetëm për t’iu përgjigjur kërkesës suaj dhe, nëse keni kërkuar PDF-në informative, për t’jua dërguar atë. Baza ligjore është pëlqimi që jepni duke shënuar kutinë në formular.
Sa gjatë i ruajmë
I ruajmë kërkesat për aq kohë sa nevojiten për të menaxhuar marrëdhënien me ju. Mund të kërkoni fshirjen e tyre në çdo moment duke shkruar në info@visionconsulting.al.
Harta dhe shërbimet e jashtme
Harta në faqen e Kontaktit ofrohet nga Google dhe ngarkohet vetëm pasi të shtypni butonin përkatës. Deri atëherë asnjë kërkesë nuk i dërgohet Google-it.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni akses te të dhënat tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre, dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Mjafton një email në info@visionconsulting.al.
