Kalo te përmbajtja
Vision Consulting Sh.p.k

Investime në Shqipëri dhe konsulencë tatimore

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, tek ne do të gjeni profesionistët e duhur për rritjen e biznesit tuaj.

Nga këshilla te zbatimi

Këshilla shpjegon.Ne e zbatojmë.

Shumica ndalen te opinioni. Ne e mbajmë procesin administrativ nga fillimi në fund: themelim, kontabilitet, deklarata.

Rritje pa punësime të reja

Më shumë shoqëri dhe më shumë volum, të mbajtura nga ekipi ynë. I juaji mbetet te tregu, jo te detyrimet.

Afate të mbajtura gjithë vitin

Rakordime, kontrolle dhe deklarata të përditësuara muaj pas muaji, jo të mbledhura me nxitim në fund të periudhës.

Kontrolli mbetet i juaji

Punën e bëjmë ne. Vendimet mbeten tuajat, të marra mbi shifra të gjurmueshme dhe gati për auditim në çdo kohë.

Rreth nesh

Rreth Nesh

Mëso më shumë

Vision Consulting Sh.p.k, është një shoqëri e themeluar nga një grup profesionistësh me qëllim për të ndihmuar realitetet sipërmarrëse shqiptare dhe të huaja të zhvillohen në territor. Shoqëria operon në fushat e konsulencës financiare, fiskale dhe asaj tregtare, konsulencë në themelimin e shoqërive të reja, konsulencë administrative dhe kontabël. Qasja jonë me klientin karakterizohet nga ofrimi i kompetencave të nevojshme për ta ndjekur atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar shërbime të përshtatura për nevojat specifike të secilit klient, duke optimizuar propozimin tonë profesional për të amplifikuar rezultatet e biznesit.

Kompania përbëhet nga një staf me specializime të larmishme profesionale dhe operative, dhe azhurnimi i tij i vazhdueshëm e mban gamën e shërbimeve të plotë.

Këshillimi menaxhohet në shqip, italisht dhe anglisht, në gjuhën në të cilën punon vetë klienti çdo ditë, nga takimi i parë deri te dorëzimi i deklaratës.

Si punojmë

Shërbimet  ofrojmë

03
01BPO

Shërbime Business Process Outsourcing (BPO)

Vision Consulting ofron shërbime profesionale Business Process Outsourcing (BPO) për kompani, studio profesionale dhe organizata që dëshirojnë të optimizojnë proceset e tyre administrative dhe financiare.

  • 01Outsourcing i Kontabilitetit dhe Bookkeeping
  • 02Payroll dhe Administrim i Burimeve Njerëzore
  • 03Data Entry dhe Shërbime Back-Office
  • 04Një Partner Strategjik për Outsourcing
Mbërrijnë dokumentetFatura, listëpagesa, nxjerrje llogarieHyrje
Regjistrim kontabël
Rakordim bankar
Përpunim pagash
Kontabiliteti i mbyllurRegjistra të përditësuar dhe të rakorduarRezultat
Përfunduar01 / 03
Kontabiliteti i mbyllur
02Tatime & korporata

Konsulencë, asistencë fiskale dhe administrative

Shërbimi i konsulencës fiskale dhe administrative ka për qëllim të maksimizojë benefitet e klientit.

  • 01Përgatitja e dokumentacionit për themelimin e shoqërisë
  • 02Deklarimi i të ardhurave
  • 03Deklarimi i Tvsh-së
  • 04Konsulence fiskale
Afati po afrohetKalendari tatimor shqiptarHyrje
Llogaritje e detyrimit
Kontroll i dokumentacionit
Dorëzim elektronik
Deklarata e dorëzuarKonfirmimi i protokolluar dhe i arkivuarRezultat
Përfunduar02 / 03
Deklarata e dorëzuar
03Financa korporative

Corporate finance

Corporate finance është seksioni i financës që merret me studimin se si kompanitë i menaxhojnë çështjet lidhur me burimet e financimit, strukturimin e kapitalit dhe si i marrin vendimet lidhur me investimet.

  • 01Budget
  • 02Business plan
  • 03Analizë financiare, etj.
Vijnë të dhënat operativeTë ardhura, kosto, flukse parashHyrje
Buxhet dhe parashikim
Analizë e flukseve
Tregues drejtimi
Raport për vendimmarrjePamja mbi të cilën vendos bordiRezultat
Përfunduar03 / 03
Raport për vendimmarrje
Qasja jonë

Përparësitë e shërbimeve tona

  1. 01

    Reduktoni kostot fikse dhe ngarkesën e punës me marzhë profiti të ulët.

    Përparësi 01
  2. 02

    Cilësi më e mirë e shërbimeve tuaja, më shumë klientë dhe kalendar tatimor nën kontroll.

    Përparësi 02
  3. 03

    Reduktimi i ngarkesave dhe problemeve që lidhen me menaxhimin e personelit.

    Përparësi 03
Partner

Rrjeti ynë i partnerëve strategjikë

Bashkëpunojmë me shoqëri auditimi dhe konsulence ndërkombëtare për të ofruar shërbime me standardet më të larta.

Outcomes

Autonome. E saktë. Gjithmonë gati.

Leanpay
3x
Efiçencë Operacionale
“Vision Consulting Sh.p.k ndjek jetën e kompanisë sonë me pjesëmarrje aktive, konsulencë pune për punonjësit, kontabilitet për detyrimet, konsulencë tatimore, studimin e strategjive korrigjuese siç dalin, me pak fjalë, një bashkëpunim të çmuar dhe shumë profesional për menaxhimin e biznesit. Urime të gjithë stafit që janë gjithmonë miqësorë, të dobishëm dhe super profesionistë. Unë do ta rekomandoja shumë.”
Jan Grižon
Head of Finance, Leanpay
FAQ

Pyetje & Përgjigje

Jemi një kompani BPO (business process outsourcing) e kontabilitetit dhe më shumë, falë kompanive tona partnere, ne operojmë në sektorë të ndryshëm, duke sjellë përvojë të konsoliduar, modele të reja menaxhimi dhe zgjidhje të personalizuara. E gjithë kjo me një objektiv të vetëm: të beje te mundur qe klientët të saj te jen me konkurrues. Outsourcing i kontabilitetit është një shërbim i Visionconsulting shpk, një kompani me seli në Shqipëri, e krijuar për të ofruar shërbime ne outsourcing dhe mbështetje për biznesin.

Prej disa vite, Shqipëria është kthyer në një destinacion ideal për kompanitë e huaja (në veçanti kompanitë italiane), të cilat japin ne outsource proceset e prodhimit, operacionet dhe shërbimet e kontabilitetit. Shqipëria është në fakt një vend që ofron një fuqi punëtore shumë të kualifikuar dhe profesionale për shumë sektorë. Ekipi ynë i ekspertëve të përzgjedhur të kontabilitetit, është i gatshëm të përpunojë, analizojë dokumentet tuaja, të regjistrojë faturat, kontabilizimin e bankës dhe të përgatisë raporte me kompetencë të plotë profesionale sikur të ishin në zyrën tuaj.

Një fuqi punëtore shumë e kualifikuar dhe e specializuar në sektorin e kontabilitetit, e karakterizuar nga një nivel i lartë arsimor dhe njohje e përsosur e gjuhës italiane, në të shkruar dhe në të folur. Kjo garanton komunikim efektiv me zyrat italiane të kontabilitetit. Zgjedhja e outsourcing të kontabilitetit në Shqipëri nëpërmjet një ekipi kontabël ekspertësh do të thotë të transformoni firmën tuaj, duke e bërë atë më efikase dhe konkurruese. Vlera e shtuar e outsourcing të kontabilitetit nuk qëndron vetëm në cilësinë e shërbimit, por edhe në një ulje të konsiderueshëm të kostos. Kështu, outsourcing bëhet një zgjedhje strategjike për të përmirësuar burimet dhe për t’u fokusuar në biznesin bazë dhe konsulencën me vlere te shtuar të studios suaj profesionale, duke siguruar ne te njëjtën kohe përsosmëri dhe lehtësi në shërbimin e kontabilitetit.

Ne gjithashtu merremi me themelimin e kompanive në territorin shqiptar dhe konsulence fiskale për klientët tanë. Brenda dy ditëve shoqëria është gati për të operuar.

Le të flasim

PDF informative?

Merrni më shumë informacion mbi koston dhe procedurën e shërbimit të Outsourcing dhe Kontabilitetit

Na shkruani në WhatsApp